Ndërlidhjet

Serbët po shënojnë Vidovdanin


Gazimestan 28 qershor 2018
Gazimestan 28 qershor 2018

Dhjetëra pjesëtar të komunitetit serbë nga Kosova janë mbledhur ne Gazimestan, në periferi të Prishtinës që të shënojnë Vidovdanin, apo Ditën e Shën Vidit. Në Manastirin e Graçanicës u mbajt liturgjia e shenjtë, ndërsa nga orën 13:00, në Gazimestan filloi manifestimi i cili si zakonisht përcillet me një ritual fetar ortodoks serb.

Qytetarët e tubuar mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe Rusisë.

Policia e Kosovës tha se ka hartuar një plan operativ dhe se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Qeveria e Kosovës tha se nuk i ka dhënë leje të hyjë në Kosovë ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili paralajmëroi pjesëmarrjen në manifestimin në Gazimestan.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë tha se ky është një "veprim skandaloz" i Qeverisë së Kosovës.

“Është e qartë që një vendim i tillë është sjellë në koordinim midis Prishtinës dhe Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, me qëllim që ta poshtërojnë Serbinë”, tha përmes një komunikate Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, tha përmes një postimi në Facebook se Policia e Kosovës do të zbatojë ligjin në rast të futjes ilegale të kujtdo në territorin e Kosovës.

Shënimi i Ditës së Shën Vidit lidhet me përvjetorin e 629-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së forcave ballkanike nga forcat e Perandorisë Osmane, si dhe vrasjes së princit serb Llazar.

XS
SM
MD
LG