Ndërlidhjet

Vazhdon operacioni i shpëtimit për të bllokuarit në një shpellë në Tajlandë


Tajlandë

Një zyrtar tajlandez tha se faza e tretë e operacionit për shpëtimin e katër djemve dhe të trajnerit të tyre të futbollit, të cilët janë bllokuar në një shpellë në Tajlandë, ka nisur.

Narongsak Osottanakorn, udhëheqës i misionit të shpëtimit, tha se të pestit do të nxirren jashtë në të njëjtën kohë.

Në dy ditët e kaluara janë nxjerrë gjallë nga shpella tetë vetë.

Dymbëdhjetë djem, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre kanë qenë duke eksploruar shpellën Tham Luang më 23 qershor, kur janë bllokuar brenda, si pasojë e përmbytjeve nga shirat.

Ata janë zbuluar të gjallë javën e kaluar.

Një ekip prej 90 zhytësish - 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë - po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën.

XS
SM
MD
LG