Ndërlidhjet

SHBA dhe Koreja V. flasin për kthimin e trupave të ushtarëve të vrarë në Luftën Koreane


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un takohet me presidentin amerikan, Donald Trump. 12 qershor, 2018.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un takohet me presidentin amerikan, Donald Trump. 12 qershor, 2018.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut po takohen në kufirin mes dy Koreve për të diskutuar rreth kthimit të trupave të pajetë të ushtarëve amerikanë të vrarë në Luftën Koreane, raporton agjencia e lajmeve jugkoreane, Yonhap.

Për këtë çështje ishte arritur një marrëveshje gjatë takimit të nivelit të lartë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

Agjencia Yonhap ka cituar një zyrtar qeveritar të ketë thënë se bisedimet kanë nisur më 15 korrik në fshatin kufitar Panmunjom, në atë që njihet si Zona e Demilitarizuar që ndanë dy Koretë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, që ka vizituar Penjanim më herët gjatë këtij muaji, ka biseduar për detajet e marrëveshjes së denuklearizimit të nënshkruar nga Trump dhe Kim dhe ka thënë se të dyja palët kanë shënuar përparim.

XS
SM
MD
LG