Ndërlidhjet

Britania "nuk do të bllokojë” dënimin me vdekje të luftëtarëve të IS-it


Dy luftëtarët e IS-it, El Shafee el-Sheikh dhe Alexanda Kotey

Qeveria e Britanisë nuk do të bllokojë përdorimin e mundshëm të dënimit me vdekje në rastin e dy luftëtarëve të grupit militant, Shteti Islamik, të cilët mund të përballen me gjykim në Shtetet e Bashkuara, raportojnë mediat.

Alexandra Kotey dhe El Shafee Elsheikh dyshohet se janë dy nga katër anëtarët e IS-it, të quajtur “The Beatles”, për shkak të akcentit të tyre britanik.

Dy të dyshuarit, që u kapën nga luftëtarët kurdë të Sirisë në muajin janar, kërkohen për akuzat për burgosje, torturë dhe vrasje të pengjeve.

Britania, që kundërshton dënimin me vedekje, ka biseduar me Shtetet e Bashkuara se si këta dy persona do të përballen me dretjësinë,.

Në një letër dërguar Prokurorit të Përgjithshëm amerikan, Jeff Sesssions që e ka parë Daily Telegraph, Sekretari për Punë të Brendshme i Britanisë, Sajid Javid ka thënë se Londra nuk do të kërkojë “siguri” që dyshja të mos ekzekutohet.

“Unë mendoj se ka arsye të forta që të mos kërkojmë siguri që dënimi me vdekje të mos aplikohet në këtë rast, prandaj nuk do të kërkojmë një gjë të tillë”, ka shkruar Javid në një letër dërguar muajin e kaluar, ka raportuar sot e përditshmja britanike, Daily Telegraph.

Organizata Amnesty International ka thënë se ky rast “seriozisht vë në rrezik pozicionin e Britanisë si avokuese për heqjen e dënimit me vdekje”.

Qeveria britanike nuk ka reaguar pas publikimit të këtyre dokumenteve nga mediat.

XS
SM
MD
LG