Ndërlidhjet

Itali: Arrestohen tre persona që rekrutonin mercenarë për të luftuar në Ukrainë


Ukrainë, foto nga arkivi
Ukrainë, foto nga arkivi

Policia italiane thotë se ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen se rekrutonin luftëtarë mercenarë, për të luftuar pëkrahë forcave që mbështeten nga Rusia në lindje të Ukrainës. Ndërkaq, autoritetet italiane thanë se edhe tre persona janë në kërkim, raporton AP.

Përmes një deklarate, Policia ka njoftuar se ka kryer bastisje në shtëpitë e shtatë personave, që janë pjesë e hetimeve të një rrjeti të rekrutimit italiano-ukrainas. Disa prej të dyshuarve kanë lidhje me komandatit të njësitit neo-nazist të quajtur “Rusich”, që operon në rajonin Donbass të Ukrainës.

Nga lufta në lindje të Ukrainës, që ka nisur katër vjet më parë, janë vrarë mbi 10 mijë persona.

XS
SM
MD
LG