Ndërlidhjet

Putin zbut reformat e pensioneve


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i zbuti ndryshimet e planifikuara për pensionimin, pas protestave dhe rënies së vlerësimit të tij.

Ai tha se mosha e pensionimit për gratë do të rritet nga 55 në 60 vjeç dhe jo në 63, ndërsa rritja pesëvjeçare për burrat, përkatësisht në 65, do të mbetet.

Një një fjalim televiziv, Putin tha se popullsia me moshë pune po tkurret dhe se ndryshimi është i nevojshëm.

Putin tha se rritja e moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë është shtyrë për vite me radhë dhe se ka shkaktuar inflacion dhe rritje të varfërisë.

Shtyrja më tej do të kërcënonte stabilitetin dhe sigurinë e shoqërisë ruse, tha Putin.

Sindikatat kanë paralajmëruar se shumë njerëz nuk do të jetojnë mjaftueshëm për të marrë pension.

Sipas Organzatës Botërore të Shëndetësisë, mesatarja e jetëgjatësisë së burrave rusë është 66 vjeç, ndërsa e grave 77.

Qendra e Hulumtimit të Opinionit Publik të Rusisë, VTsIOM, ka vlerësuar se mbështetja për Putinin ka rënë në 64% nga 80%.

XS
SM
MD
LG