Ndërlidhjet

Irani thotë se SHBA po kërkon nisjen e bisedimeve të reja


Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani gjatë një fjalimi televiziv ka deklaruar se shteti i tij pranon “çdo ditë” mesazhe nga Shtetet e Bashkuara, se duan të nisin bisedime mbi programin bërthamor të Teheranit.

“Në njërën anë, ata tentojnë të bëjnë presion mbi njerëzit në Iran. Në anën tjetër, ata na dërgojnë mesazhe çdo ditë, përmes formave të ndryshme se ne duhet të negociojmë së bashku”, tha Rohani.

Në muajin maj, presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e arritur më 2015 në mes të Iranit dhe fuqive botërore, e cila i mundësonte Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit.

Presidenti iranian, Hassan Rohani tha se shtetit i tij po përballet me “luftë ekonomike, psikologjike dhe propagandistike”, dhe ka renditur Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin si armiqtë kryesor të Iranit.

XS
SM
MD
LG