Ndërlidhjet

Gjermania organizon Kampionatin Evropian të Futbollit më 2024


Ilustrim.

Gjermania do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian të Futbollit, Euro 2024, pasi ka mundur shtetin rival, Turqinë, në votimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Gjermania ka qenë nikoqire e këtij turneu më 1988, derisa Turqia ka dështuar për të katërtën herë që të organizojë këtë ngjarje duke përfshirë Euro 2008, 2012 dhe 2016.

Rezultati i votimit në Komitetin ekzekutiv të UEFA-s, ka rezultuar me 12 vota në favor të Gjermanisë për dallim nga katër tjera për Turqinë.

Përveç organizimit të kësaj ngjarje më herët, Gjermania ka qenë nikoqire e dy Kampionateve për Kupën e Botës më 1974 dhe 2006.

Turneu, në të cilin pritet të zhvillohen 51 ndeshje, në mes të 24 ekipeve, do të organizohet në 10 qytete gjermane dhe rreth 2.8 milionë bileta do të shiten për tifozët.

Ndërkohë, ky votim mund të jetë lidhur rastësisht me vizitën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka arritur të enjten në Gjermani për një vizitë dyditore.

Vëzhguesit kanë thënë se humbja e Turqisë në këtë proces mund të lidhet me ndonjë qasje personale kundër Erdoganit, Qeveria e të cilit ka arrestuar në mënyrë të pashembullt mijëra persona, pas tentimeve të dështuara për puç më 2016 në Turqi.

XS
SM
MD
LG