Ndërlidhjet

Prokuroria do të hetojë nëse ka pasur ngacmime seksuale në Medresenë Alauddin


Ilustrim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet që shumë shpejt të nisë hetimet lidhur me akuzat se në Medresenë "Alauddin" ka pasur ngacmime seksuale ndaj nxënëseve.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëvendës-kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Së shpejti fillojnë hetimet për këto akuza. Ky është një rast me prioritet për Prokurorinë”, ka thënë Berisha.

Akuzat për ngacmime seksuale i ka ngritur teologu Emin Bajrami, i cili pretendon se në ngacmime seksuale janë përfshirë dy profesorë të Medresesë.

Në një reagim para disa ditësh Medreseja ka thënë se këto “janë shpifje e gënjeshtra”.

Ndërkohë, Bashkësia Islame ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me organet hetuese.

XS
SM
MD
LG