Ndërlidhjet

Orban thotë se Juncker "është fajtor" për Brexitin


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha sot se presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker pjesërisht është fajtor për vendimin e Britanisë që të largohet nga Bashkimi Evropian.

“Një nga gabimet më të mëdha është se BE-ja e ka zgjedhur për presidentit të Komisionit, personin që publiku britanik nuk e donte”, tha Orban në margjinat e samitit për Brexitin që u mbajt sot në Bruksel, raporton dpa.

“Gabimi i dytë është se blloku i la migrantët të hyjnë (brenda BE-së), por nuk arriti që t’i bindë britanikët që të qëndrojnë në BE. Do të duhej të ishte e kundërta”, tha tutje Orban.

Raportet mes Qeverisë së krahut të djathtë të Hungarisë, që udhëhiqet nga Orban dhe BE-së janë përkeqësuar që prej se blloku u përball me valën e refugjatëve më 2015.

Raportet u përkeqësuan edhe më shumë kur Parlamenti Evropian votoi një sërë sanksionesh kundër Hungarisë në muajin shtator, për shkak të sundimit të rendit dhe ligjit në Hungari. BE-ja ka shprehur shqetësim lidhur me “shkeljet serioze” të vlerave themelore të BE-së nga Hungaria.

XS
SM
MD
LG