Ndërlidhjet

Sllovenia, vendi i parë i NATO-s që zgjedh një grua në krye të ushtrisë


Alenka Ermenc

Alenka Ermenc, gjeneral-majore, mori të mërkurën postin e shefes së shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Sllovenisë.

Në këtë mënyrë, Sllovenia u bë vendi i parë i NATO-s që zgjodhi një grua në krye të ushtrisë së saj.

Ermenc, 55 vjeçe, deri më tash ka qenë zëvendëse e kreut të ushtrisë.

Ajo ka filluar karrierën ushtarake në vitin 1991, kur Sllovenia ka fituar pavarësinë nga ish-Jugosllavia.

Presidenti slloven, Borut Pahor, kryekomandant i ushtrisë sllovene, shfaqi shpresën se Ermenc do të përmirësojë performancën e trupave.

"Tendenca globale e përkeqësimit të situatës së sigurisë vazhdon. Edhe pse Sllovenia nuk kërcënohet drejtpërdrejt ushtarakisht, ajo duhet të përmirësojë sigurinë e saj ushtarake relativisht shpejt", tha Pahor.

Sllovenia ka rreth 7,500 ushtarë, përfshirë forcat aktive dhe rezervë.

XS
SM
MD
LG