Ndërlidhjet

Gjykata ua vazhdon paraburgimin të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit


Gjykata e Apelit e Kosovës ua ka zgjatur masën e paraburgimit të pandehurve, N.S dhe M.R, të dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq si dhe të pandehurit D.M për veprën "zbulim i fshehtësisë zyrtare".

Në një njoftim për media, Gjykata e Apelit ka theksuar se paraburgimi do të vazhdojë deri sa të merret vendim nga Gjykata e shkallës së parë.

"Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkalles së parë nuk ka dhënë arsye të çarta lidhur me faktet vendimtare, përkitazi me dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat janë duke u hetuar, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, në muajin nëntor arrestoi katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve janë të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb, Ivanoniq. Një person i katërt, po i dyshuar në lidhje me këtë rast, mbetet ende në kërkim.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

XS
SM
MD
LG