Ndërlidhjet

Policia franceze, në kërkim të personit që ka vrarë 3 persona në Strasburg


Ekipet e shpëtimit afër zonës ku ka ndodhur sulmi në Strasburg.
Ekipet e shpëtimit afër zonës ku ka ndodhur sulmi në Strasburg.

Qindra zyrtarë policorë janë duke kërkuar personin e armatosur, i cili ka lënë të vdekur tre persona dhe ka plagosur 12 të tjerë, përmes të shtënave në qytetin francez, Strasburg.

I dyshuari, i cili është i njohuar për shërbimet e sigurisë ka ikur pas shkëmbimit të të shtënave me ushtarë dhe policë të armatosur të martën.

Ai besohet se është plagosur.

Të shtënat kanë ndodhur afër një zone të famshme të Tregut të Krishtlindjeve, afër sheshit, Place Kléber.

Prokurori francez kundër terrorizmit ka nisur një hetim për këtë çështje.

Megjithatë motivet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura.

“Ai ka luftuar dy herë me forcat tona të sigurisë”, ka thënë ministri i Brendshëm francez, Christopher Castaner.

Duke konfirmuar vdekjen e tre personave, Castaner ka thënë se është rritur siguria në pikat kufitare si dhe në tregjet e Krishtlindjeve.

Pamje pas të shtënave me armë zjarri në Strasburg
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Gjashtë prej personave të plagosur të martën është raportuar se janë në gjendje të rëndë, teksa gjashtë tjerët kanë vetëm plagë të lehta.

Policia ka thënë se 29 vjeçari i dyshuar ka lindur në Strasburg dhe është njohur nga shërbimet e sigurisë si kërcënim i mundshëm terrorist.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, që ka qenë pjesë e një takimi për kriza me zyrtarë të kabinetit të tij në Paris, ka thënë përmes një postimi në Twitter se “solidariteti i gjithë kombit” është me Strasburgun, viktimat dhe familjet e tyre.

XS
SM
MD
LG