Ndërlidhjet

FIFA pezullon kreun e Federatës së Futbollit në Afganistan


Foto ilustrim - Ekipi kombetar i futbollit në Afganistan

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka pezulluar përkohësisht kreun e Federatës së Futbollit të Afganistanit, mbi dyshimet për abuzime fizike dhe seksuale të lojtareve në ekipin e futbollit të femrave.

Pezullimi i Keramuudin Karim vlen për të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në periudhën 90 ditë. FIFA tha se masa u ndërmor pas zhvillimit të hetimeve të raportuara nga mediat lokale.

Ish-drejtuesi i departamentit të futbollit të grave, Khalida Popal, trajneri i ekipit Kelly Lindsey, dhe lojtarët Mina Ahmedi dhe Shabnam Mobarez akuzuan zyrtarët e federatës për abuzim në një raport të botuar muajin e kaluar nga gazeta britanike, Guardian.

Ata i thanë gazetës se abuzimi ndodhi brenda Afganistanit dhe në një kamp trajnimi në Jordani, në shkurt. Presidenti afgan, Ashraf Ghani tha se informacionet ishin "tronditëse për të gjithë afganët".

XS
SM
MD
LG