Ndërlidhjet

Grevë 24 orëshe e institucioneve shëndetësore në Kosovë


Ilustrim
Ilustrim

Në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet, sot është duke u mbajtur grevë 24-orëshe e organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë. Kryetari i Federatës, Blerim Syla, ka thënë se kërkesa e tyre e vetme është miratimin i projektligjit të ri për Pagat sipas kërkesave të tyre.

*Jo vetëm mjekë specialistë, por edhe ata familjarë po ikin nga Kosova

Kryesia e sindikalistëve të shëndetësisë kanë deklaruar se grevës i janë përgjigjur të gjitha institucionet publike shëndetësore dhe deri më tani gjithçka ka qenë në rregull.

Lexoni edhe këtë: Mjekët paralajmërojnë kolaps nëse nuk u rriten pagat

Syla ka thënë se, përveç deputetëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, deri më tani nuk i ka kontaktuar asnjë institucion tjetër për kërkesat e tyre.

“Deri më tani nuk na ka kontaktuar askush, përveç deputetëve të Komisionit për Shëndetësi. Kjo është për të ardhur keq dhe brenga jonë është se nëse vazhdon kjo neglizhencë dhe injorim, FSSHK do ta mbledh këshillin qendror grevist i cili do ta ndërroj vendimin për grevën 24-orëshe. Nëse dikush nga qeveria apo parlamenti nuk reflekton, atëherë ka mundësi që greva do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim”, ka deklaruar Syla.

Ndiqeni Radion Evropa e Lirë, përmes aplikacionit në iOS dhe Android

XS
SM
MD
LG