Ndërlidhjet

Kryeministri Edi Rama ristrukturon Qeverinë


Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkarkuar shtatë ministra në Qeverinë e Shqipërisë duke i zëvendësuar ata me emërime të reja.

“Të gjithë ata që kanë pesë vjet në kabinet do t’ia lënë vendin të tjerëve”, tha kryeministri, Edi Rama gjatë Asamblenë e Partisë Socialiste.

Lexoni edhe këtë: Gjashtëmbëdhjetë ditë protesta të studentëve, tensionohet Kuvendi i Shqipërisë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është zëvendësuar nga Besa Shahini, që deri tani mbante postin e zëvendësministres.

Ky shkarkim i zonjës Nikolla vjen pas më shumë se dy javësh të protestave të pandërprera të studentëve të universiteteve publike të Shqipërisë, të cilët kanë protestuar me kërkesa ekonomike dhe akademike.

Ministrat tjerë të shkarkuar janë ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili zëvendësohet nga Anila Denaj, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Gent Cakaj; Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës; Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë; ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti dhe në Ministrinë e Mbrojtjes Eduard Shalsi do të zëvendësojë Sonila Qaton.

Në anën tjetër, kryeministri Rama ka bërë të ditur se deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, do të jetë zëvendëskryeministri i ri i Qeverisë.

Kryeministri ka falënderuar të gjithë ish ministrat për shërbimin e tyre në pesë vitet e fundit të qeverisjes.

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha e quajti ndryshimin e ministrave “tallje me shqiptarët”.

“Pasi i ka braktisur dhe i ka nëpëkëmbur për pesë vite me radhë, Edi Rama ka bërë sot sjelljen më të papranueshme - talljen me shqiptarët, duke i trajtuar si njerëz të padenjë duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë”, tha Basha.

Kryeministri Rama ka falënderuar të gjithë ish ministrat për shërbimin e tyre në pesë vitet e fundit të qeverisjes.

XS
SM
MD
LG