Ndërlidhjet

Majlinda Kelmendi rrëmben edhe një medalje të artë


Xhudistja Majlinda Kelmendi (Foto nga arkivi)
Xhudistja Majlinda Kelmendi (Foto nga arkivi)

Xhudistja nga Kosova Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë, në garën e së enjtes, Grand Prix "Tel Aviv 2019".

Ajo ka mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen, me ippon, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka në një postim në rrjetin social, Facebook.

Xhudistja Majlinda Kelmendi, e kurorëzuar me titullin Kampione bote dhe Kampione olimpike, është vetëm njëra nga shumë xhudistët tjerë që me suksesin e tyre në fushën e sportit, bënë që shtetin e Kosovës ta njohë bota.

XS
SM
MD
LG