Ndërlidhjet

Hoti: Qeveria nuk po ofron asgjë për qytetarët e Kosovës


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, pasi siç ka thënë, kjo udhëheqësi nuk është duke ofruar asgjë për qytetarët e Kosovës, përveç një takse që ka vendosur për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë të premten në një konferencë për media, se sa i takon dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjendja asnjëherë deri më tash nuk ka qenë më e paqartë për Kosovën.

"Vetëm një gjë është e sigurt, dhe ajo ka të bëjë me angazhimin e presidentit për shkëmbim të territoreve", është shprehur Hoti.

Ai ka thënë se Ekipi negociator, nuk e përfaqëson askënd dhe nuk e përfaqëson shumicën parlamentare. Sipas tij, sa me shpesh që ky ekip shkon në Bruksel aq më i qartë është qëndrimi i këtij ekipi para qytetarëve të Kosovës.

Hoti ka folur edhe për grevat në sistemin arsimor dhe atë të shëndetësisë duke vlerësuar se ato janë pasojë e veprimeve të Qeverisë, pas dyfishimit të pagave për veten.

"Zgjidhja që ne kemi dhënë është shumë e thjeshtë, e para që Qeveria të anulojë vendimin për uljen e pagave për vete dhe e dyta që të ulemi në Parlament dhe ta rishkruajmë ligjin e pagave me të gjithë akterët që ndikohen nga ky ligj", ka deklaruar ai.

Përveç tjerash, Hoti ka thënë se vonesa e miratimit të buxhetit për vitin 2019, po ndodh për pazare politike.

XS
SM
MD
LG