Ndërlidhjet

Ambasadori Scott: Të tërhiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës


Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott
Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott ka thënë se SHBA-ja po dërgon sinjale të qarta në të gjithë skenën politike të Kosovës se duhet të tërhiqet tarifa prej 100 për qind për mallrat serbe dhe të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Scot, në një intervistë për televizionin "Prva" ka thënë se është mjaft i shqetësuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan, duke shtuar se është e rëndësishme të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

"Pajtohem me presidentin serb Vuçiq se është e rëndësishme të kthehemi në tryezën e bisedimeve dhe që dialogu sa më parë të vazhdojë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje”, tha Scott.

Ambasadori amerikan theksoi se çfarëdo marrëveshjeje eventuale kërkon kompromis nga të dyja palët dhe se ajo duhet të arrihet drejtpërdrejt nga negociatorët dhe nuk mund të imponohet nga jashtë.

XS
SM
MD
LG