Ndërlidhjet

OKB: Po krijohet mundësia për përfundimin e konfliktit në Jemen


Ilustrim

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Martin Griffiths, tha se fillimi i tërheqjes së forcave nga tre portet kryesore, ofron një mundësi për të kaluar në qëllimin kryesor, që është përfundimi i konfliktit katërvjeçar.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit se qeveria e Jemenit dhe rebelët shiitë Huthi demostruan se janë të gatshëm të përmbushin angazhimet të bëra në dhjetor të vitit të kaluar, duke u pajtuar për tërheqje nga portet, informon Associated Press.

Griffiths tha se forcat fillimisht do të tërhiqen nga portet më të vogla Salif dhe Ras Issa, pasuar nga një tërheqje nga porti kryesor i Hodeidës.

Që prej se ka nisur lufta civile në Jemen më 2014, dhjetëra mijëra persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë duke u përballur me kushte të rënda të jetesës. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se 80 për qind e popullsisë së Jemenit – mbi 24 milionë njerëz – kanë nevojë për ndihmë.

XS
SM
MD
LG