Ndërlidhjet

Trump: Bisedimet me Kimin dështuan për shkak të sanksioneve


Trump pas takimit me Kimin: Ndonjëherë duhet të largoheni
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:36 0:00

Samiti në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-un ka përfunduar pa marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre.

“Ka pasur të bëjë me sanksionet”, ka thënë Trump në një konferencë për media. Ata kanë kërkuar që sanksionet të heqen në tërsi dhe ne nuk mund ta bëjmë atë”, shtoi ai.

Trump dhe Kim nisin samitin e tyre të dytë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:01 0:00

Të dy liderët është pritur që të njoftojnë për përparimin e bërë në negociatat për denuklearizim.

“Ndonjëherë duhet të largoheni dhe ky ka qenë një nga ato raste” ka thënë Trump.

Duke folur në një konferencë për media në Hanoi, presidenti amerikan ka njoftuar se nuk ka plane për mbajtjen e një samiti të tretë me Kimin.

Në programin origjinal të Shtëpisë së Bardhë, ishte planifikuar që të enjten të organizohet “Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët”, si dhe një drekë pune në mes të dy liderëve, mirëpo pritshmëritë janë shuar, kur të dyja ngjarjet janë anuluar në mëngjesin e së enjtes.

Sipas presidentit Trump, lideri verikorean ka pasur gatishmëri për të shkatërruar kompleksin, Yongbyon, zonë për zhvillimin dhe testimin e programit bërthamor të Koresë Veriore, mirëpo ka kërkuar lirim nga të gjitha sanksionet, diçka për të cilën SHBA-ja nuk ka qenë e gatshme.

Megjithatë dy liderët është thënë të kenë pasur diskutime përmbajësore sikurse në samitin e parë, të mbajtur në qershor të vitit të kalur në Singapor.

Megjithatë samiti është kritikuar për faktin se nuk janë ofruar detaje të tij, çka pati rritur pritshmëritë se Trump do të shtynte përpara idenë e arritjes së një marrëveshjeje për denuklearizim.

Çfarë nënkuptohet me “denuklearizim”?

Aktualisht çështja më e diskutueshme mbetet se si të dyja palët e interpretojnë denukealizimin.

Uashingtoni ka thënë më parë se Koreja Veriore duhet të heqë dorë njëanshëm nga armët bërthamore, në mënyrë që të lirohet nga sanksionet, derisa është po kjo pikë që ka krijuar bllokadë për verikoreanët.

I pyetur në një konferencë për media të enjten se çfarë nënkupton me denuklarizim, Trump ka thënë: Për mua është shumë e qartë, duhet të lirohemi nga armët bërthamore”.

Trump ka thënë se delegacioni amerikan “ka disa mundësi për të shqyrtuar mirëpo tani ka vendosur të mos e bëjë një gjë të tillë”.

Ai ka shtuar se është “optimist” dhe ka thënë se bisedimet i kanë vendosur të dyja shtetet “në një pozitë për arritjen një rezultati të mirë” në të ardhmen.

Pavarësisht mosarritjes së një pakti në Hanoi, samiti i dytë Trump-Kim ka shpërfaqur edhe një herë marrëdhënie të përmirësura në mes të të dyja kombeve.

Në fund të vitit 2017, liderët e këtij samiti patën shkëmbyer kërcënime, pasi Trump e pati cilësuar Kimin “njeri të raketave”, derisa Kim pati thënë se Trump ka “probleme mendore”.

Mirëpo duke folur të enjten në Hanoi, Trump ka thënë Kim është “njeri i mirë me karakter” dhe e ka përshkruar lidhjen e tyre si “shumë të fuqishme”.

Para mbajtjes së samitit, ka pasur zëra për përfundimin zyrtar të Luftës Koreane, të viteve 1950-1953, e cila ka përfunduar me një armëpushim në vend të ndonjë traktati të plotë të paqes.

Përveç tjerash, ka pasur edhe shpresa se Kim mund të zotohet për të shkatërruar kompeksin bërthamor Yongbyon, i cili gjendet në zemër të programit bërthamor të verikoreanëve.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG