Ndërlidhjet

Organizata Reporterët pa Kufij kërkon lirimin e menjëhershëm të grave gazetare


Sekretari i përgjithshëm i organizatës, Reporterët pa Kufij, Christophe Deloire.
Sekretari i përgjithshëm i organizatës, Reporterët pa Kufij, Christophe Deloire.

Pak para shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars, organizata ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm dhe të pakusht të 27 grave gazetare që aktualisht janë duke u mbajtur në “kushte të tmerrshme” në botë.

Bazuar në të dhënat e organizatës me bazë në Paris, nga 334 gazetarë të burgosur deri në fund të muajit shkurt, 27 prej tyre, apo 8 për qind janë gra.

Këto gra gazetare janë duke u mbajtur në nëntë shtete. Irani dhe Kina janë vendet që kanë burgosur më së shumti gra të burgosura, përkatësisht me nga shtatë gra, secila prej tyre.

“Të 27 gratë gazetare janë të privuara nga liria e tyre për shkak të asaj që kanë raportuar apo për shkak se kanë pasur kurajo të flasin hapur”, ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Christophe Deloire më 6 mars.

Deloire ka shtuar se ato janë “shpesh viktima të dënimeve të padrejta” dhe se ndonjëherë “janë të torturuara apo të ngacmuara seksualisht”.

XS
SM
MD
LG