Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë lavdëron bisedimet tregtare me Kinën


Delagacioni amerikan dhe ai kinez gjatë diskutimeve për marrëveshjen tregtare.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se janë shënuar përparime sa i përket marrëveshjes tregtare me Kinën gjatë “diskutimeve konstruktive” të zhvilluara këtë javë në Pekin.

“Të dyja palët po vazhdojnë të bëjnë përparim gjatë diskutimeve të sinqerta dhe konstruktive”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte konfirmuar se bisedimet me Kinën po shkojnë mirë, por nuk kishte dhënë më shumë detaje.

“Bisedimet me Kinën po shkojnë shumë mirë” kishte thënë presidenti Trump kur u pyet nga gazetarët lidhur me mundësinë e marrëveshjes tregtare me Kinën.

Lufta tregtare ndërmjet dy superfuqive ka tronditur tregjet globale dhe ka rritur frikën se mund të ngadalësojë ekonominë në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG