Ndërlidhjet

Barr dëshmon për raportin e Muellerit


Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Bar.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, do të dëshmojë sot para ligjëvënësve amerikanë, për herë të parë prejse ka publikuar një përmbledhje të raportit të këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Barr do të paraqitet para një nënkomiteti të Dhomës së Përfaqësuesve, ku do të përballet me pyetje rreth raportit të Muellerit, i cili nuk është publikuar ende në tërësi.

Më 24 mars, Barr ka publikuar një përmbledhje të raportit gati 400 faqesh, ku ka përmendur konstatimin e Muellerit se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në fushatën zgjedhore në SHBA.

Duke cituar raportin, Barr ka thënë se hetimet "nuk kanë treguar se fushata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka bërë konspiracion ose është koordinuar me Qeverinë ruse, në aktivitetet e saj të ndërhyrjes".

Barr po ashtu ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për të konstatuar se Trump ka bërë përpjekje të pengojë drejtësinë.

Disa pjesëtarë të ekipit të Muellerit janë cituar ditëve të fundit në mediat amerikane duke thënë se Barr ka bërë përmbledhje jo të drejtë të raportit.

Demokratët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, kanë kërkuar vazhdimisht publikimin e plotë të raportit të Muellerit.

Më shumë në këtë temë:

Fajësia dhe pafajësia e ekzagjeruar e presidentit amerikan

XS
SM
MD
LG