Ndërlidhjet

Sulmet në Shri Lankë: Ushtria u bashkohet kërkimeve për të dyshuar


Kolombo, Shri Lankë
Kolombo, Shri Lankë

Shri Lanka shpërndau mijëra ushtarë për të ndihmuar policinë në kërkimin e të dyshuarve për sulmet me bomba, të cilat lanë 359 njerëz të vrarë.

Sulmet ndodhën të Dielën e Pashkëve, më 21 prill, në disa kisha dhe hotele të Shri Lankës, ndërsa përgjegjësinë për to e mori grupi militant Shteti Islamik.

Qeveria pranoi se ka bërë gabime "të mëdha" dhe se ka dështuar në parandalimin e sulmeve, edhe pse ka pasaur paralajmërime specifike nga inteligjenca.

Presidenti i kërkoi shefit të policisë dhe udhëheqjes së Ministrisë së Mbrojtjes të japin dorëheqje.

Forcat e sigurisë, duke përdorur kompetencat që u jep gjendja e jashtëzakonshme në vend, arrestuan 16 të dyshuar të tjerë në lidhje me sulmet.

Deri më tash, policia arrestoi 75 njerëz, por tensionet mbeten të larta pasi disa të dyshuar nuk janë gjetur.

Autoritetet i identifikuan tetë nga nëntë sulmuesit vetëvrasës si shtetas të Shri Lankës.

Lexoni edhe këtë: Një nga sulmuesit në Shri Lankë ka "studiuar në Britani të Madhe"

XS
SM
MD
LG