Ndërlidhjet

Korea e Veriut teston predha me rreze të shkurtër në kohën e tensioneve me SHBA-në


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Korea Veriore ka lansuar disa predha me rreze të shkurtër nga bregu lindor të shtunën, njoftoi ushtria e Koresë Jugore, derisa analistët paralajmëruar se vendi ka filluar të rris presionin ngaj Shteteve të Bashkuara pas dështimit të samitit në Hanoi të Vietnamit në shkurt të këtij viti.

Ushtria e Koresë Jugore, e përshkruajti si lansim raketor, por më pas ndryshoi përshkrimin duke e bërë më të paqartë.

Nëse predhat e paidentifikuara janë raketa, do të ishte lansimi i parë raketor që nga lansimi i raketës balistike në nëntor të vitit 2017.

Lexoni edhe këtë: Kim dhe Putin do të diskutojnë zgjidhjen e çështjeve bërthamore të Koresë së V.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t'iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.

Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.

Administrata e presidentit Trump sugjeroi mundësinë e një samiti të tretë, por Koreja e Veriut më 18 prill kërkoi që Uashingtoni ta hiqte Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo nga çdo negociatë në të ardhmen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG