Ndërlidhjet

Rusi: Nisin hetimet pas një shpërthimi në një ndërtesë banimi


Rusi, foto ilustruese.
Rusi, foto ilustruese.

Zyrtarët në rajonin rus Rostov, thonë se kanë nisur një hetim kriminal, vetëm pak orë pas shpërthimit të gazit në një ndërtesë banimi, ku humbën jetën një i rritur dhe një fëmijë.

Shpërthimi që ndodhi sot në qarkun Kamensky të Rostovit, shkaktoi dëme materiale në disa apartamente në këtë ndërtesë banimi, e cila ka rrezik të kolapsojë, thanë zyrtarët.

Dy persona të tjerë po ashtu kanë marrë lëndime serioze dhe janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Agjencia e lajmeve TASS raportoi se hetuesit kanë konfiskuar disa dokumente të rëndësishme nga kompania që ofronte shërbime të gazit për këtë zonë.

Në muajin janar, pesë persona humbën jetën në rajonin e Rostovit, kur ndodhi një shpërthim i gazit në një ndërtesë banimi në qytetin Shakhty.

XS
SM
MD
LG