Ndërlidhjet

Në Iran dhe vende të tjera shënohet Dita e Jerusalemit


Nga shënimi i Ditës së Jerusalemit në Bagdad

Në gjithë Iranin u mbajtën të premten tubime për të shënuar Ditën e Jerusalemit, apo, siç njihet atje, Kuds.

Irani e shpalli këtë ditë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, si një rast për të shprehur mbështetjen për popullin palestinez, ndërsa demonstratat e mbështetura nga shteti zakonisht shprehin revoltë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Tubime u mbajtën në rreth 950 qytete të Iranit, në Irak, në Liban dhe gjetkë.

Ngjarja këtë vit ndodh në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, pritet të dalë me një plan për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Shtëpia e Bardhë ka thirrur një takim rajonal, më 25 dhe 26 qershor në Bahrejn.

Plani pritet të fokusohet në investimet dhe zhvillimin e infrastrukturës në territoret palestineze, me fonde që vijnë kryesisht nga vendet arabe.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se nuk do të ndjekin konferencën në Bahrejn, pasi krijimi i shtetit palestinez, statusi i qytetit të kontestueshëm të Jerusalemit dhe çështje të tjera nuk janë në agjendë.

Izraeli, tash e sa dekada, është në konflikt me palestinezët. Të dyja palët e duan territorin e njëjtë dhe gjetja e kompromisit ka dalë të jetë e vështirë.

Irani nuk e njeh Izraelin dhe siguron mbështetje për grupet anti-izraelite, Hamasin and Hezbollahun.

XS
SM
MD
LG