Ndërlidhjet

Policëve të ndaluar në veri u caktohen 30 ditë paraburgim


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Të gjithë policëve të ndaluar në operacionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, më 28 maj, u është caktuar paraburgim prej 30 ditësh, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë njëri nga avokatët mbrojtës, Nebojsha Vllajiq.

"Edhe policëve, edhe civilëve u është caktuar 30 ditë paraburgim, me mundësinë e zgjatjes së këtij afati. Mbrojtja ka 24 orë kohë për të apeluar", tha Vllajiq.

Gjatë aksionit policor janë ndaluar 19 zyrtarë policorë, prej të cilëve 11 serbë, katër shqiptarë dhe katër boshnjakë.

Të gjithë ata, që janë pezulluar nga detyra, dyshohen për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, krimit të organizuar, kontrabandës dhe marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Edhe dhjetë qytetarë janë ndaluar po ashtu, për shkak se kanë penguar zbatimin e operacionit policor.

Me vendim të gjykatësit në Mitrovicë të Veriut, gjashtë prej tyre janë liruar për t'u mbrojtur në liri.

Gjatë aksionit është plagosur një zyrtar policor, derisa katër zyrtarë tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Më shumë në këtë temë:

KFOR: Autoritetet serbe kanë qenë të njoftuara për aksionin në veri

Vuçiq: Nuk është e vërtetë që e kemi ditur për aksionin në veri

Kosova e shpall person non-grata punonjësin rus të UNMIK-ut

XS
SM
MD
LG