Ndërlidhjet

Ruanda mbyll kufirin me Kongon për shkak të Ebolës


Një punëtor shëndetësor në Kongo ka të veshur rrobat mbrojtëse kundër virusit Ebola.
Një punëtor shëndetësor në Kongo ka të veshur rrobat mbrojtëse kundër virusit Ebola.

Ruanda mbylli një pjesë të kufirit me Republikën Demokratike të Kongos, ku shpërthimi i Ebolës ka vrarë mbi 1,800 njerëz gjatë vitit të kaluar.

Së paku dy njerëz vdiqën muajin e kaluar në qytetin kufitar të Kongos, Goma.

Është ky shpërthimi më i keq i Ebolës në historinë e këtij vendi, ku së paku 2,700 njerëz janë infektuar me të.

Presidenca e Kongos tha përmes një deklarate se autoritetet e Ruandës kanë marrë vendim të njëanshëm për mbylljen e kufirit në Goma.

"Autoritetet e Kongos shprehin keqardhje për këtë vendim, i cili bie ndesh me këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)", thuhet në deklaratë.

OBSH-ja ka paralajmëruar më herët që të mos bëhen përpjekje për të kufizuar virusin, duke kufizuar udhëtimin ose tregtinë.

Goma është një qendër kryesore tregtare dhe kulturore në kufirin e Kongos me Ruandën.

Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.

Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve.

Shpërthimi më i madh i Ebolës që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.

Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje.

XS
SM
MD
LG