Ndërlidhjet

Mbi 1,000 raste me fruth në Zelandën e Re


Ilustrim
Ilustrim

Përhapja e vazhdueshme e fruthit në Zelandën e Re arriti majat me mbi 1,000 raste të konfirmuara.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se 1,051 njerëz janë prekur nga sëmundja në periudhën 1 janar - 5 shtator.

Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.

Edhe pse vaksinimi efektiv është i disponueshëm, në disa vende të zhvilluara sëmundja është rikthyer me të madhe.

Globalisht, numri i rasteve është katërfishuar në tre muajt e parë të vitit 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Zelandën e Re, shpërthimi i sëmundjes është përqendruar kryesisht në qytetin më të madh të këtij vendi Aukland, ku janë konfirmuar 877 raste.

Ministria e Shëndetësisë lëshoi një deklaratë, duke bërë thirrje që secili person i moshës 1 deri në 50 vjeç të vaksinohet, nëse nuk është vaksinuar.

Lexoni edhe këtë: Njëzet milionë fëmijë nuk u vaksinuan vitin e kaluar

XS
SM
MD
LG