Ndërlidhjet

Përfundon numërimi i votave të rregullta nga zgjedhjet e 6 tetorit


Qendër e numërimit të votave në Kosovë
Qendër e numërimit të votave në Kosovë

Në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë bëhet e ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që u zhvilluan më 6 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind.

Po sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 21.24 për qind të votave, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Partia Socialdemokrate 11.57 për qind, ndërsa Lista Serbe 6.61 për qind.

Në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, pasi ato nuk janë numëruar ende.

Këto rezultate edhe mund të ndryshojnë nëse Paneli për Ankesa dhe Parashtresa miraton kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi.

Misioni i Bashkimit Evropian, i cili i ka monitoruar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ka vlerësuar të martën se ato kanë qenë "të organizuara mirë dhe transparente".

XS
SM
MD
LG