Ndërlidhjet

Irani përshpejton prodhimin e uraniumit të pasuruar


Presidenti iranian Hasan Rohani viziton një nga objektet e pasurimit të uraniumit. Foto ilustruese
Presidenti iranian Hasan Rohani viziton një nga objektet e pasurimit të uraniumit. Foto ilustruese

Shefi i programit bërthamor të Iranit, tha se Teherani tani po përdor 60 centrifuga në kuadër të programit të vendit për pasurimin e uraniumit.

Ky veprim bie ndesh me një marrëveshje të programit bërthamor, të cilën Teherani e kishte nënshkruar me fuqitë botërore në vitin 2015.

Centrifugat IR-6 mund të prodhojë uranium të pasuruar 10 herë më shpejt sesa gjenerata e parë e lejuar nga marrëveshja.

Me lëshimin e këtyre centrifugave të përparuara, Irani ka ulur më tej afatin kohor në një vit, aq sa ekspertët vlerësojnë se Teherani mund të ketë përmbajtje të mjaftueshme për të ndërtuar armë bërthamore.

Irani gradualisht ka zvogëluar angazhimet e tij bërthamore, pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018.

Regjimi iranian u ka bërë thirrje palëve evropiane të paktit, të shpëtojnë marrëveshjen, duke mbrojtur ekonominë e Iranit nga sanksionet e SHBA-së.

SHBA-ja ka bërë thirrje për të diskutuar arritjen e një marrëveshjeje të re, përderisa në ndërkohë ka vënë sanksione të ashpra ndaj Iranit.

Autoritetet amerikane e konsiderojnë Iranin si sponsorizuesin kryesor të terrorizmit në rajon.

XS
SM
MD
LG