5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.
Reshjet intensive të shiut vërshuan gjatë kësaj jave shumë pjesë të Kosovës. Përmbytjet nuk janë më lajm i rrallë në Kosovë, por përgjigjet ende mungojnë. A është faji vetëm i motit, apo i sistemit infrastrukturor? Në episodin e gjashtë të podkastit “5 pyetje”, flasim me njohësin e menaxhimit të emergjencave, Tahir Ahmetin, për rrezikun që përsëritet dhe përgatitjen që mungon.
▶️ Shiko podkastin:
🎧 Dëgjo podkastin:
Podkastin mund ta dëgjoni edhe në Apple Podcasts dhe në Spotify.
Autore: Flaka Zogu | Realizimi teknik: Rrahman Osmani, Mahir Elshani | Producent: Trim Haliti
-
Flaka Zogu
Flaka Zogu është producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.