Ndërlidhjet

Rusia ia kthen tri anijet Ukrainës


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ia ktheu tri anije Ukrainës - gati një vit pasi i konfiskoi ato në gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar ilegalisht në vitin 2014.

Ministria e Jashtme ruse tha se anijet janë kthyer pasi "hetuesit i studiuan plotësisht ato" për "kalim të paligjshëm të kufirit" dhe shtoi se "prania e tyre e mëtejshme në Rusi është e panevojshme".

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e konfirmoi kthimin e anijeve përmes një deklarate të postuar në faqen e saj të internetit.

Më 25 nëntor, 2018, anijet e Rojes Bregdetare të Rusisë kanë sulmuar me zjarr dhe kanë konfiskuar tri anije, me 24 njerëz në bord, në Ngushticën Kërç në Detin Azov, derisa ato kanë qenë duke lundruar për në portin ukrainas të Mariupolit.

Rusia ka thënë se anijet kanë kaluar në ujërat e saj, por Ukraina e ka mohuar këtë, ndërsa sulmin e ka cilësuar si shkelje të ligjit ndërkombëtar detar.

Më 25 maj, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara e urdhëroi Rusinë të lirojë menjëherë ekuipazhin dhe anijet e bllokuara, por këtë vendim Moska e injoroi.

Njëzetekatër shërbyesit ukrainas u liruan më 7 shtator, në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurish midis Rusisë dhe Ukrainës.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit janë të tensionuara, prejse Rusia ka aneksuar Krimenë në vitin 2014 dhe, që atëherë, ka nisur mbështetjen për një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës.

Konflikti midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës ka lënë mbi 10,000 njerëz të vrarë.

XS
SM
MD
LG