Ndërlidhjet

BE i ndan ndihmë financiare Shqipërisë pas tërmetit


Pasojat e tërmetit në Shqipëri
Pasojat e tërmetit në Shqipëri

Komisioni Evropian i ndau 15 milionë euro ndihmë humanitare Shqipërisë, pas tërmetit që e goditi këtë vend më 26 nëntor.

Lajmi u bë i ditur nga komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili foli të mërkurën në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Varhelyi po ashtu tha se Bashkimi Evropian do të organizojë një konferencë donatorësh për t'i ndihmuar Shqipërisë të rindërtojë vendbanimet e shkatërruara nga tërmeti.

Tërmeti prej 6.3 shkallësh të Richterit la mbi 50 persona të vdekur dhe qindra të plagosur.

Shqipërinë, të enjten, do ta vizitojë komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, Lenarçiç do të takohet me ekspertë nga Ekipi Evropian i Mbrojtjes Civile, si dhe inxhinierë italianë dhe grekë.

Më shumë nga tërmeti në Shqipëri:

XS
SM
MD
LG