Së paku 35 njerëz humbën jetën në turmë gjatë varrimit të komandantit ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani, në qytetin Kerman.
Deri tek incidenti erdhi pasi njerëzit nisën të shkelin njëri-tjetrin.
Afro 50 persona të tjerë u plagosën, raporton BBC.
Miliona njerëz vlerësohet të kenë dalë në rrugët e Kermanit - vendlindjes së Soleimanit.
Ata brorhorisin "vdekje Amerikës" dhe "vdekje presidentit amerikan, Donald Trump".
Soleimani u vra në një sulm me dron të Shteteve të Bashkuara më 3 janar.
Vrasja e tij i ka çuar në kulm tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër.
Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.
Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.
Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si "terrorist".