Ndërlidhjet

Arrin mbi 360 numri i viktimave nga koronavirusi


Shangai, Kinë

Numri i njerëzve të vdekur nga shpërthimi i një koronavirusi në Kinë arriti në 361, pasi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në provincën Hubei raportoi të hënën për 57 viktima të reja.

Në total janë mbi 17,200 njerëz të prekur nga kjo sëmundje në gjithë Kinën.

Hubei, vendi ku sëmundja është raportuar për herë të parë në muajin dhjetor, është izoluar pothuajse tërësisht: gati të gjitha rrugët dhe transportet publike janë mbyllur.

Të dielën, viktima e parë nga koronavirusi jashtë Kinës është raportuar në Filipine.

Rusia, Britania dhe Suedia janë në mesin e vendeve të fundit që i kanë konfirmuar rastet e para me këtë koronavirus.

Koronavirusi në Kinë, që është një familje e virueseve, është identifikuar si 2019-nCOV.

Ai shkakton ethe, kollitje, gulçimë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, mund të çojë në pneumoni, dështim të veshkave e madje edhe vdekje.

Ai besohet se ka dalë nga një treg i frutave të detit në provincën Hubei të Kinës. Tash për tash nuk ka as kurë, as vaksinë për të.

Më shumë në këtë temë:

XS
SM
MD
LG