Ndërlidhjet

Rusia do të nisë dërgimin e sistemit raketor S-400 në Indi


Sistemi rus S-400

Rusia do të nisë me dërgimin e sistemeve raketore tokë-ajër në Indi në fund të vitit 2021, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

India, në vitin 2018, ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë në vlerë prej pesë miliardë dollarësh për blerjen e sistemeve S-400.

Një gjë e tillë ka nxitur paralajmërimet e Uashingtonit për sanksione.

"Kontrata do të zbatohet në kohë. Dërgesa e parë do të bëhet në fund të vitit 2021", citohet të ketë thënë zëvendësdrejtori i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunim Ushtarako-Teknik, Vladimir Drozhzhov.

"Trajnimi i specialistëve të Indisë do të nisë përpara dërgesave", shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, janë zemëruar edhe me Turqinë - aleate e NATO-s, e cila ka blerë sistemin S-400 nga Rusia.

Uashingtoni thotë se ky sistem nuk është në pajtueshmëri me pajisjet e NATO-s.

Rusia thotë se S-400 mund të detektojë dhe shkatërrojë caqe brenda një game prej rreth 400 kilometrash.

Një sistem i gjeneratës së re, S-500, thuhet se është në zhvillim e sipër.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG