Ndërlidhjet

Sulmohet një ekip i vaksinimit në Pakistan


Ilustrim.
Ilustrim.

Një polic u vra dhe tre të tjerë u plagosën në Pakistan, nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë që kishte në shënjestër një automjet policie. 

Vetura e policisë po shoqëronte punonjësit e shëndetësorë, të cilët ishin pjesë e një fushate vaksinimi në rajon kundër sëmundjes së poliomelitit.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në Kolaçi, një qytet që kufizohet me Afganistanin, por talibanët kryejnë sulme të rregullta kundër punonjësve që bëjnë vaksinimin, duke pretenduar se fushatat e tyre janë një komplot perëndimor për të sterilizuar fëmijët.
 
Forcat e sigurisë janë vënë në kërkim të sulmuesve, tha zyrtari i policisë Wahid Khan.
 
Sulmi ndodhi pasi Pakistani, më 17 shkurt, nisi një fushatë tre-ditore të vaksinimit në shkallë vendi kundër sëmundjes së poliomelitit.

Pakistani, Afganistani dhe Nigeria janë tre vendet e vetme në botë ku poliomieliti është akoma endemik.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG