Ndërlidhjet

OEAK thotë se taksa duhet të shfuqizohet pa kushte


Prishtinë
Prishtinë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), përmes një komunikate për media, shprehu shqetësimin e saj për, siç tha, diskursin e ditëve të fundit rreth tarifës që Republika e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“Barrierat tarifore që shtetet e këtij rajoni i vendosin njëra-tjetrës e pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve, e rrjedhimisht ngadalësojnë avancimin e rrugëtimit të tyre euro-atlantik".

"Në këtë aspekt, shfuqizimi pa kushte i vendimit për tarifën, në përputhje me kërkesën e presidentit (amerikan, Donald) Trump, sekretarit (amerikan) të Shtetit, (Mike) Pompeo, zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës amerikane, si dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, është i një rëndësie imperative, si dhe dëshmi e përkushtimit për marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatën e OEAK-ut.

Oda Amerikane tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol kyç në Kosovë, përmes "investimeve të vazhdueshme për fuqizimin e ekonomisë, drejtësisë, qeverisjes demokratike dhe mbrojtjes e sigurisë".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka paraqitur javën e kaluar planin e tij për heqjen e taksës.

Kurti ka njoftuar se më 15 mars do të hiqet taksa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Ai ka thënë se nëse Serbia e ndal fushatën për çnjohje të Kosovës dhe zotohet për heqjen e barrierave tregtare, nga 1 prilli, taksa do të hiqet për një periudhe prej 90 ditësh.

Nëse Serbia nuk iu përmbahet këtyre kushteve, sipas Kurtit, taksa 100% do të rivendosej nga 15 qershori dhe do të zbatohej parimi i reciprocitetit.

Ky plan i Kurtit është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka thënë se kërkesë e SHBA-së është që taksa të hiqet plotësisht.

Taksa 100% është vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, që atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG