Ndërlidhjet

Presidenti i Izraelit i jep Gantzit mandatin për formimin e qeverisë


Benny Gantz
Benny Gantz

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, i dha mandatin për formimin e qeverisë së re Benny Gantzit.

Në zgjedhjet e 2 marsit në Izrael, numrin më të madh të votave e ka fituar partia Likud e kryeministrit aktual, Benjamin Netanyahu, por ky i fundit nuk ka arritur të sigurojë mbështetje të mjaftueshme në parlament.

Gantz, udhëheqës i aleancës së qendrës, Të Kaltrit dhe të Bardhët, ka marrë mbështetjen e dy partive kryesore për formimin e shumicës.

Rivlin njoftoi se nga e hëna, Gantz do të përpiqet të formojë koalicionin qeverisës.

Zgjedhjet e 2 marsit në Izrael ishin të tretat në më pak se një vit.

As Netanyahu, as Gantz nuk kanë mundur të formonjë shumicën në parlamentin me 120 vende në dy palë zgjedhjet e kaluara.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG