Ndërlidhjet

Afro 500 të vdekur nga koronavirusi në Spanjë


Madrid, Spanjë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë është rritur të martën në 491, nga 309, sa ishte një ditë më herët, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Numri total i të infektuarve në këtë vend ka arritur në mbi 11,100.

Spanja ka mbyllur kufijtë e saj dhe ka nisur izolimin e pjesshëm të 47 milionë njerëzve.

Në mesnatën e shkuar, autoritetet atje kanë nisur t’i ndalojnë makinat që kalojnë kufirin nga Franca dhe Portugalia.

Madridi mbetet zona me numrin më të madh të rasteve me koronavirus – 4,871, ndërsa pas tij vjen Katalonja me 1,394.

Autoritetet kanë thënë se mbi 1,000 njerëz janë shëruar nga koronavirusi në Spanjë.

XS
SM
MD
LG