Ndërlidhjet

Vdes aktorja Leze Qena


Leze Qena
Leze Qena

Në moshën 85 vjeçare ka vdekur aktorja e njohur kosovare, Leze Qena.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, zëdhënësi Shpend Fazliu, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Leze Qena, ka qenë në mjekim intensiv në këtë qendër nga data 6 mars, dhe se ajo ka vdekur më 25 mars rreth orës 9 të mëngjesit.

Leze Qena lindi më 1 mars 1935, në Prizren. Vinte nga një familje mesatare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për shumë dekada ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.

Filmografia: “Po e zëmë, po e zëmë” (mini TV seri, 1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (mini TV seri, 1975), “I ikuri” (seri për fëmijë, 1980), “Shkolla e fshatit (TV, 1987), “Qesh e ngjesh” (TV, 1982), “Të gjithë me ne” (mini TV seri, 2000), “Familja moderne”.

Në nderim të saj Kuvendi i Kosovës mbajti një minutë heshtje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në rrjetin social Facebook se me pikëllim e kishte marrë lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena.

“Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj”, ka shkruar Thaçi.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se “Lezja jonë do të mbetet në kujtimet tona për nga interpretimi brilant në skenën teatrore e filmike dhe për buzëqeshjen e dashurinë që përqonte tek të gjithë”.

Lexoni edhe këtë material nga arkivi i Radio Evropa e Lirë: Intervistë me Leze Qena

XS
SM
MD
LG