Ndërlidhjet

Rritje rekorde e numrit të papunësisë në Spanjë


Ilustrim.
Ilustrim.

Spanja ka humbur pothuajse 900,000 vende të punës prej kur ka nisur zbatimin e masave të ashpra kundër koronavirusit, një tjetër shenjë për ndikimin që do të ketë kjo sëmundje në ekonominë e Evropës.

Të dhënat tregojnë se 898,822 persona kanë humbur vendet e tyre të punës prej kur ka nisur masa e izolimit, duke përfshirë rreth 550,000 punëtorë të përkohshëm.

Shkalla e papunësisë në Spanjë është rritur në 3.5 milionë, duke shënuar shifrën më të lartë nga prilli i vitit 2017.

“Kjo është situatë absolutisht e pashembullt”, ka thënë Ministrja e Punës, Yolanda Díaz në një konferencë për media.

Sektori i turizimit dhe ndërtimtarisë kanë përjetuar goditjen më të rëndë.

Spanja ka ndaluar daljet jo të domosdoshme dhe ka mbyllur shumicën e bizneseve deri në mesin e muajit prill.

Deri më tani është raportuar për më shumë se 10,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19 që shkakton koronavirusi në këtë shtet.

Në gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur gati shifrën 1 milion, derisa janë regjistruar më shumë se 47,000 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins.

Sipas këtyre të dhënave del se rreth 195,000 persona janë shëruar.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG