Ndërlidhjet

Franca raporton numrin më të madh të viktimave në 24 orë


Paris.
Paris.

Franca ka raportuar për 833 vdekje në 24 orë si pasojë e infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë, prej shpërthimit të sëmundjes.

Të dhënat përfshijnë njerëzit që kanë vdekur në spitale dhe shtëpi kujdesi.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi tani në këtë shtet ka arritur në 8,911- shifrën e tretë më të lartë pas Italisë dhe Spanjës.

“Ende nuk e kemi arritur fundin e epidemisë”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së kësaj sëmundjeje, pasi është raportuar për 338,995 persona të infektuar dhe 9,683 të vdekur.

Spanja është vendi i dytë i prekur më së keqi nga koronavirusi, pasi në këtë shtet është raportuar për 135,032 persona të infektuar dhe 13,169 të vdekur.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG