Ndërlidhjet

Banka Botërore paralajmëron Azinë Jugore për rënie të thellë ekonomike


Pamje nga India.
Pamje nga India.

Azia Jugore përballet me performancën më të keqe ekonomike në 40 vjet për shkak të koronavirusit, ka thënë Banka Botërore.

Efektet e këtij virusi do të ndikojnë për dekada në përparimin e këtij rajoni në luftën kundër varfërisë.

Ekonomitë si India, Bangladeshi, Shri Lanka dhe Pakistani kanë raportuar relativisht pak raste të prekura, mirëpo ekspertët shqetësohen se këto hapësira mund të jenë qendrat e reja të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Azia Jugore ka rreth 1.8 miliard banorë dhe ka disa prej qyteteve me popullsinë më të dendur.

“Azia Jugore e gjen veten në stuhinë perfekte të efekteve të dëmshme. Turizmi ka rënë, zinxhirët e furnizimeve janë dëmtuar, kërkesat për veshje janë ndalur dhe investimet janë çorientuar”, ka thënë Banka Botërore.

Kjo Bankë ka ulur parashikimet për rritje ekonomike në këtë rajon, nga 6.3 për qind në 1.8 deri në 2.8 për qind. Ajo po ashtu ka thënë se gjysma e shteteve në këtë rajon do të përballen me “recesion të thellë”.

Ekonomia e Maldiveve do të goditet më së keqi, ka paralajmëruar Banka, duke përmendur arsyet e shkatërrimit të turizmit për një periudhë.

India, ekonomia më e madhe në Azinë Jugore, mund të ketë rritje ekonomike prej 1.5 për qind nga 5 për qind sa ishin planet fillestare.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG