Ndërlidhjet

Kryeministri britanik "del negativ në testin për koronavirus"


Kryeministri britanik, Boris Johnson
Kryeministri britanik, Boris Johnson

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson doli negativ në testin për për koronavirus, para se të lëshohej nga spitali më 12 prill, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

"Kryeministri po përqendrohet në rimëkëmbjen e tij dhe nuk po kryen aktualisht punët e qeverisë", shtoi zëdhënësi.

Johnson, 55 vjeç, është shtruar në spitalin St Thomas të Londrës të dielën e kaluar – dhjetë ditë pasi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Tre net i ka kaluar në kujdes intensiv.

Për lajmet e fundit rreth COVID-19 përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë

XS
SM
MD
LG