Ndërlidhjet

Putin: Situata me koronavirusin po përkeqësohet


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se situata në Rusi po përkeqësohet, pasi vendi u përball me rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri.

"Siç po e shohim, situata po ndryshon pothuajse çdo ditë. Për fat të keq, nuk po ndryshon për mirë", u tha ai anëtarëve të qeverisë ruse.

Presidenti rus gjithashtu tha se ushtria mund të angazhohet për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit, siç ishte bërë në Itali dhe gjetkë.

Të hënën, shifrat treguan për më shumë se 2.550 infeksione të reja në Rusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18.328.

Pothuajse dy të tretat e rasteve të konfirmuara ishin në kryeqytetin Moskë.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG