Ndërlidhjet

Mbi 500 punonjës shëndetësorë në Serbi janë infektuar me koronavirus


Stafi mjekësor në një spital të Serbisë.

Në Serbi, të martën u konfirmuan edhe nëntë persona të vdekur nga koronavirusi i ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 94.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2,440 persona nga të cilët pozitivë kanë dalë 411 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 4,465.

Autoritetet kanë njoftuar se më shumë se 500 profesionistë shëndetësorë janë të infektuar nga koronavirusi.

Zëvendëskryesuesja e Institutit "Batut", Darija Kisiq Tepavçeviq, tha se nga 4,936 punonjës shëndetësorë që janë testuar në Serbi, që nga shpërthimi i epidemisë, 533 kanë dalë pozitiv.

Siç tha ajo, edhe 1,062 të punësuar në sistemin shëndetësor serb janë duke pritur për rezultatet e testit.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG